Saturday, 2 May 2020

LDK para copëtimit – ka përplasje të mëdha, zbulohet se disa figura të larta partiake

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtyrë publikimin e emrave të ministrave, pas pezullimit të dekretit të presidentit për Qeverinë e re.Për përbërjen e kabinetit, kjo parti do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të merret gjatë këtij muaji.

Ndërsa, burime të KOHA-s kanë bërë të ditur se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë pjesë Qeverisë Hoti, të cilën LDK-ja synon ta formojë me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet, raporton KTV.

Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme të kryesisë pakënaqësi për këtë koalicion kanë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

0 Komentues: