Wednesday, 6 May 2020

LAJMI I FUNDIT Ne kete date hapen shkollat ja detajet


Hapja e institucioneve parashkollore dhe atyre shkollore të mbyllura më 11 mars për shkak të pandemisë Covid-19, mbetet në pikëpyetje.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë i ka paraparë disa masa lehtësuese, që do të realizohen në 3 faza, rikthimi në çerdhe e shkolla nuk është përcaktuar ende.

Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur se hapja e institucioneve parashkollore do të bëhet paralelisht me shkollat, por që ende nuk ka një vendim specifik.

Sipas kësaj ministrie, paraprakisht në fushën e arsimit gjatë fazës së tretë, që nis më 1 qershor, do të lejohet mbajtja e provimeve në arsimin e lartë, testi i maturës dhe ai i arritshmërisë.

“Gjatë rivlerësimit të fazave të hapjes do të merret vendimi edhe për shkollat dhe institucionet parashkollore. Deri atëherë, prindërit do t’i referohen vendimit të Qeverisë, me të cilin njëri nga prindërit është i liruar nga puna, përveç në sektorët e rëndësisë esenciale, për t’u kujdesur për fëmijët”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë”.

0 Komentues: