Monday, 11 May 2020

LAJMI FUNDIT: Ambasada kosovare në Zvicër me njoftim për kosovarët që nuk po mund të vijnë në Kosovë


Ambasada kosovare në Zvicër ka bërë një njoftim për kosovarët që nuk po mund të vijnë në Kosovë për shkak të pandemisë.Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht qëndrojnë si turistë në Zvicër, e që nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të situatës pandemike, luten ta njoftojnë ambasadën e Kosovës në Bern, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe t’iu mundësohet kthimi në Kosovë.
Ky është njoftimi i bërë në FB:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bern, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: consulate.bern@rks-gov.net

0 Komentues: