Thursday, 7 May 2020

E fundit / Sot hapen lokalet, ja sa persona lejohen të futen brenda


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja lehtësuese drejt daljes nga karantina të cilat do të fillojnë së zbatuari nga nesër.

Në mesin e këtyre masave është edhe hapja e lokaleve që shërbejnë klientë.

Lokalet do të hapen nga nesër dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katror.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

Kjo masë fillon së zbatuari qysh sot dhe do të vlejë deri më 18 maj.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë publikoi fazat kthimit në normalitet.

Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri, nga nesër rinisin punën këto veprimtari:

Ndërtimtaria dhe patundshmëria,

tregtia e automjeteve (pjesërisht),

tregtia me pakicë (pjesërisht),

riparimi i artikujve personal dhe orendive,

zyra e konsulencës (me lista të stafit esencial).

0 Komentues: