Sunday, 3 May 2020

I riu që vdiq pasi u hodh nga konvikti, dje ishte kthyer nga Gjermania

Një person i gjinisë mashkullore është hedhur nga kati i pestë nga konvikti numër shtatë në Prishtinë.

Por i riu i cili ndërroi jetë mësohet të jetë nga qytet i Gjilanit.
Kjo është bërë e ditur për indeksonline nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se i njëjti ishte kthyer dje nga Gjermania, me kërkesë të bërë nga familjarët.

“Ka qenë në karantinë prej dje dhe nuk ka pas kontakte askush por emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë”tha Haziri.

Ai po ashtu shtoi se janë duke pritur informacione shtesë lidhur me rastin.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha tha për Reporteri.net se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 17:20.

“Ekipet emergjente dhe policia kanë shkuar te Qendra e Studentëve dhe një person është përcjell me Autoambulancë drejt klinikës emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, tha ai

0 Komentues: