Friday, 20 March 2020

Xhandarmëria serbe futet në Kosovë ( Video )

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se është e papranueshme hyja e xhandarmësisë serbe në territorin e Kosovës.
Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it.
“Hyrja e xhandarmërisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Kastrati.

0 Komentues: