Monday, 23 March 2020

Spitali I “Ferrit”, Të Infektuarit Të Shtrirë Nëpër Korridore

Pamje të rënda vijnë nga ambientet e spitaleve në Spanjë. Në këtë video të bërë publike në mediat e huaja, shihen të sëmurë me koronavirus, të shtrirë në dyshemetë e korridorit në pritje të ndihmës ndërsa dëgjohen duke u kollitur.
Disa prej tyre shihen të kenë pranë edhe bombola oksigjeni, ndërsa një mjek qëndron afër tyre duke i vëzhguar.
Pamjet janë bërë publike në rrjetet sociale dhe mediat spanjolle për të ndërgjegjësuar popullatën për rrezikun që sjell Covid-19 dhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi.

0 Komentues: