Tuesday, 24 March 2020

Dy rastet e konfirmuara me koronavirus në Prishtinë, jetojnë në lagjen....

Dy raste të konfirmuara me koronavirus në komunën e Prishtinës janë banorë të lagjes Tokbashqe.
Lajmin për Gazeten Shnerta e ka konfirmuar drejtori i Institutit Prof. Dr. Naser Ramadani. “Po mund t’ju konfirmoj se janë banore të lagjes Tokbashqe”.

Dy femra, njëra 29 dhe tjetra 50 vjeçare janë diagnostikuar me Covid-19 më datën 21 mars në komunën e Prishtinës, konkretisht nga lagjja Tokbashqe. Ato janë kontakte të rastit të Janjevës.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë diagnostikuar 61 raste me koronavirus.

0 Komentues: