Wednesday, 27 November 2019

Familja nga Kosova strehon familjen nga Durrësi tek të cilët qëndruan në luftë


Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë.
Ky takim ndodhi pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona, raporton JOQ Kosova. Por, ky nuk ishte takimi i parë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.
“Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës”, thuhet në një raportim. Ndryshe, deri tani në Kosovë po strehohen qindra familje nga Shqipëria, të cilat janë vendosur nëpër shtëpi dhe hotele.

0 Komentues: