Wednesday, 21 August 2019

Formacionet e Barcelonës me Neymar dhe Griezmann në skuadër

Me shpenzimet e mëdha që po i bën Real Madridi, Barcelona është e vetëdijshme se duhet ta përforcojë skuadrën për sezonin e ri.

Skuadra Ernesto Valverdes tashmë rivalizohet seriozisht në La Liga nga ekipi i Zinedine Zidane, ndërkaq duhet të forcohet edhe për garat tjera, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy e Rodrygo, janë lojtarët që tashmë kanë arritur në Santiago Bernabeu, derisa Blaugranët i kanë siguruar shërbimet e Frenkie de Jong.

Në ndërkohë, pritet që katalunasit ta transferojnë Antoine Griezmann (që e ka zyrtarizuar largimin nga Atletico Madridi) dhe Neymarit që i ka nisur bisedimet për rikthim.

GivemeSport sjell disa formacione të mundshme se si mund të luajë Barca në sezonin e ardhshëm:

Formacioni 4-3-3

0 Komentues: