Wednesday, 8 May 2019

Publikohen mesazhet e aluduara nga çifti zviceran: Si e mashtruan Loredana dhe vëllai i saj për t’u zhvatur paratë?

Është vënë nën pra.nga në orët e hershme të mëngjesit rap-artistja me prejardhje nga Ferizaji, Loredana Zefi.

Ishte e përditshmja zvicerane “20 minuten” ajo e cila ka raportuar mbi këtë ngjarje, ndërsa ka zbuluar edhe historinë e mash.trimit, pre e të cilit kanë rënë një çifti zviceran.

Mendohet se vëllai i Loredanës, Bekim, kishte arritur të marrë para në vlerën e 200 mijë frangave zvicerane, dhe i njëjti ishte liruar nga aku.zat në mungesë dokumentesh, teksa tani çifti zviceran posedojnë fakte, përmes së cilave provojnë transaksionet e kryera në llogari të rap-artistes shqiptare.

Por si kishte nisur historia?
Reperja shqiptare ishte paraqitur te çifti duke përdorur një emër të rrej.shëm. Siç raporton “20 minuten”, Loredana ishte prezantuar te çifti si Anna Landmann, një avokate 29-vjeçare dhe me pretendimin se ishte vajza e një avokati të njohur në Zvicër, me emrin Valentin Landmann.

Ndaj kështu Petra Z. i kishte dhënë fillimisht asaj 12 mijë franga zvicerane kesh, dhe dalëngadalë në vazhdim duke kërkuar rritje, kjo shumë kishte shkuar deri në 700 mijë sosh nën krcnim dhe pre.sion.

“Kisha fri.kë nga ajo. Nuk e di se cfarë është në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i shlyejmë bisedat në rrjete sociale dhe na krcnonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”, ka rrëfyer e dë.mtuara Petra Z.
Mesazhet që pretendohet se rap-artistja Loredana ka kontaktuar me çiftin zviceran në WhatsApp (Foto: 20 Minuten)
E njëjta ka deklaruar se rap-artistja shqiptare e kishte detyruar të merrte qira vetura të shtrenjta, të tilla që as pushtetarët e Zvicrës nuk i posedonin, dhe pasi i bindeshin këtij “urdhëri”, Loredana nuk i kthente kurrë veturat në kohë.

Përkundër faktit që Loredana ka mohuar të ketë vozitur veturat BMW dhe Porsche, mirëpo një nga fotografitë e radarit policor në Zvicër ka kapur momentin kur pikërisht 23-vjeçarja kapet duke vozitur një veturë të tillë.
Pas vonesave në kthim të veturave me qira, Policia Zvicerane kishte gjetur njëherë njërën nga veturat në aeroportin e Cyrihut, dhe më pas tyë njëjtën ia kishte kthyer kompanisë qiradhënëse të njohur si AVIS.

Tutje, çifti kanë dhënë prova për dërgimin e parave ndaj Loredanës edhe në Prishtinë, nën krcnim, teksa një kupon fiskal e vërteton këtë gjë.
“20 minuten” gjithashtu thuhet të ketë kontaktuar me avokatin Valentin Landmann (për të cilin pretendohet se rap-artistja ka gën.jyer duke u prezantuar si vajza e tij), dhe i njëjti ka bërë me dije se Anna Lundmann, ka qenë ish-bashkëshortja e tij, që dikur ka punuar për të – emër ky pas të cilit fshihej Loredana.




0 Komentues: