Sunday, 4 July 2021

Atraksion Ulqini nënujor

  

“Ulqini ka shumë lloje të peshqve dhe gjallesave të tjera të detit. Gjithashtu ka shumë shkëmbinj të bukur nënujorë, alga e korale, të cilat tash mund të shihen me ndihmën e gjysmë-nëndetëses në dispozicion të turistëve”, thotë Mehdi Karamanaga, marinar dhe pronar i gjysmënëndetëses.
“Nautilus” është e ankoruar në molin e madh të Ulqinit, poshtë kalasë.

Monday, 21 December 2020

Ja çfarë duhet të konsumoni që ta pastroni organizmin

 

Në mes të një larmie ushqimesh që shpesh janë të pakontrolluara është e pamundur që ta shmangësh pastrimin e organizmit.

E ky pastrim mund të bëhet duke konsumuar disa ushqime, të cilat janë:


Zarzavatet me gjethe jeshile.

Hudhra.

Aloe vera.


Molla dhe uthulla e mollës.

Drithërat.

Çaji jeshil.

Limoni.

Kafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet shumë interesante

 

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.


Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.


Kafeja Turke: Një Histori Intrigash Politike dhe Dashurie

Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”. Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve. Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.


Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake. Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve. Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.


Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente. Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi. Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.


Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.


Kafeja Turke dhe Jetëgjatësia

Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin. Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.


Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni. Rezultatet e studimit treguan qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë. Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut.


Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme. Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.


Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë. Këshillohet të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndeti

Kjo grua piu lëng karote çdo ditë për 8 muaj dhe habiti mjekët nga ajo që i ndodhi


 Ann Cameron ka një histori interesante. Në vitin 2012, Cameron iu nënshtrua një operacioni për shkak të kancerit në zorrën e trashë, që ishte në fazën e tretë. Pasi burri i saj humbi betejën me kancerin në mushkëri, ajo refuzoi kimioterapinë.


Ajo e tregoi historinë e saj në blogun chrisbeatscancer.com, aty ku njerëzit që i mbijetojnë kancerit i tregojnë historitë e tyre. Në këtë blog, ajo shkroi:“Në qershor të vitit 2012, u diagnostikova me kancer në zorrë dhe pasi e mora vesh këtë, refuzova kimioterapinë. Çdo ditë fillova të ndjehem më mirë, por pas gjashtë muajsh, testet treguan se kanceri ishte shpërndarë në mushkëri dhe kanceri i zorrës së trashë kishte hyrë në fazën e katërt”, tregoi Cameron.


Kështu, duke parë se trajtimet nuk po tregonin rezultat, ajo filloi të kërkonte metoda alternative për ta shëruar veten. Ajo gjeti historinë e një burri të quajtur Raplh Cole. Kur Cole ishte 26 vjeç, ai ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës.Sipas Cole, ai e shëroi veten duke pirë çdo ditë lëng të bërë nga 2.5kg karota. Cameron vendosi ta provonte këtë metodë dhe filloi të pinte lëng karote në doza të ndryshme përgjatë ditës.


Sipas saj, pas tetë javësh, testet mjekësore treguan se kanceri kishte ndaluar së përhapuri, tumoret kishin filluar të zvogëloheshin dhe enjtja në gjëndrën e saj limfatike ishte reduktuar, shkruan pergatit.com.Katër muaj pas kësaj, gjëndrat i ishin kthyer normalitetit dhe tumoret kishin vazhduar zvogëlimin. Pas tetë muajsh, skanimet CT treguan se kanceri ishte zhdukur krejtësisht. Karotat janë përplot veti natyrale anti-kancer dhe korateni ndihmon në ndalimin e krijimit të qelizave të reja të kancerit.


Shpërndajeni me të tjerët këtë histori, sepse ndoshta do t’i ndihmoni dikujt që të provojë këtë metodë të Cameron dhe ndoshta të shërohet nga kanceri si ajo.

Uji me akull dhe frymëmarrjet e thella që ju bëjnë të ndiheni “super-njeri”

 

Futem pa rroba në një frigorifer të mbushur me akull dhe ujë të ftohtë, në dhjetor. Trupi fillon të më shtrëngohet, ndërsa fryma nuk mund të largohet nga mushkëritë. Ndihem sikur po kaplohem nga sulmi në zemër.


Dyshoj se kjo terapi, e udhëhequr nga trajneri Tony Riddle, do të më shkatërrojë. “Brenda secilit njeri ndodhet qëndrueshmëria e një atleti”, është njëra nga shprehjet që ma thotë në takim.


Filozofia “ringjallëse” e trajnerit Riddle ka të bëjë me rilidhjen e njerëzve me sjelljet e tyre natyrore, sidomos me mënyrën e lëvizjes, nga e cila janë larguar për shkak të stilit modern të jetesës.


Ne nuk jemi të krijuar për të qëndruar ulur dhjetë orë në ditë, thotë trajneri. Drita artificiale e çrregullon ciklin tonë të gjumit, ndërsa arkitektura urbane e inkurajon sjelljen e keqe.


“Efektet e zhytjes në ujë të ftohtë janë të nënvlerësuara”, thotë ai. Trajneri beson se futja në ujë të akullt sjell përfitime në aspektin e reagimit të qelizave, organeve të tretjes dhe sistemit imunitar.


“Merr frymë”, më thotë trajneri. Nxjerrja e ajrit e qetëson sistemin nervor, shton ai. Vërtet kështu më ndodh. Trupi nuk më dridhet më. Qëndroj dy minuta në ujë të ftohtë dhe befasisht jam i qetë. Trupi im përshtatet, më shumë sesa kam menduar. Kur dal jashtë ujit, ndihem si “super-njeri”, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Mos e pini ujin të ftohtë gjatë ushqimit, mësoni arsyet


 Mjekët sugjerojnë që të mos e pini të ftohtë ujin gjatë ngrënies, por vetëm në temperaturë ambienti.Një ndër arsyet ka të bëjë me faktin se uji i ftohtë krijon sekrecione në rrugët e frymëmarrjes, dhe kjo pengon në marrjen e frymës lirisht.Po ashtu thuhet se uji i ftohtë ngadalëson tretjen e ushqimit, transmeton Noa.


Por kur mund të pini ujë të ftohtë?Uji i ftohtë këshillohet të konsumohet kur stërviteni në palestër sepse ul temperaturën e brendshme të trupit dhe i jep më shumë energji.


Hani çdo ditë 5 kokrra arra, ja çfarë do ndodh me organizmin tuaj


Ekzistojnë një sërë arsyesh që arrat të bëhen pjesë e zinxhirit tuaj ushqimor ditor. Duke konsumuar vetëm 5 kokrra arra në ditë mund të ndryshoni edhe shëndetin, transmeton lajmi.net. Këto janë përfitimet shëndetësore që mund t’I keni nëpërmjet konsumimit të arrave çdo ditë:


– zvogëlon belin për 1 cmm


– zvogëlon mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës


– e përmirëson shëndëtin e trurit


– zvogëlon nivelin e kolesterolit


– rrit numrin e spermatozoidëve tëk meshkujt


– ulë rrëzikun e prekjes nga diabeti


– ulë rrezikun e kancerit


– i përforcon eshtrat, lëkurën dhe flokët.


Ndikimi i arrave në organizëm është aq i madh, sa që disa persona e ndjejnë vetëm 4 orë pas konsumimit ndikimin e tyre.


Arrat për atë kohë e ushqejnë trupin e njeriut me vlera ushqyese, materie dhe vitaminë.


Organet fillojnë të punojnë në mënyrë më efikase, duke parandaluar dëmtimin arterial dhe efektet e tjera të dëmshme shëndetësore. Nëse konsumohet në sasi të moderuar, nuk do të shkaktojë trashje, dhe në vend të kësaj do të stimulojë shëndetin, do të rregullojë peshën dhe perimetrin e belit.